Anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, ka vlerësuar se qeveria “Haradinaj” nuk mund të zgjidhë çështjen e grevave, andaj zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet, shkruan Gazeta “Zëri”.
“Vetëm zgjedhjet janë zgjidhja. Nuk ka mundësi të korrigjohen të gjitha ato që i ka bërë kjo Qeveri. Më vjen keq që vuajnë pacientët, të cilët janë më të pafajshmit në këtë rast, mirëpo edhe punëtorët shëndetësorë tani qe 20 vjet kanë qenë të nënçmuar sa i përket pagës që kanë marrë. Po shihet që nuk ka ndonjë rrugëdalje dhe vetëm sa do të përshkallëzohen këto greva. Po vuajnë fëmijët dhe pacientët, mirëpo e gjithë kjo është provokuar nga Qeveria, e cila e ka një kabinet qeveritar ku dhe pagat e shoferëve janë më të larta sesa të një kirurgu”, ka thënë ajo.
Kollçaku ka thënë për “Zërin” se në pakënaqësitë e sindikalistëve ka ndikuar edhe vendimi i Haradinajt për të rritur pagën e tij dhe të disa zyrtarëve qeveritarë. “Një vendim qeveritar tash një vit e më shumë kur Qeveria në mënyrë të njëanshme ka rritur pagat për vete, ka sjellë një ortek të pakënaqësive te të gjitha kategoritë tjera, sepse ne jemi një shtet i varfër ku kemi një rritje të një shtrese të varfër dhe është e qartë se kur një kryeministër mendon të ketë 10 herë pagën më të lartë se një kirurg, kjo lë pakënaqësi të mëdha”, ka theksuar ajo, shkruan Gazeta “Zëri”.
Sipas saj, ka pakënaqësi edhe te Projektligji i Pagave, sepse nuk ka balancuar pagat për kategori të ndryshme në vend. “Është hartuar një projektligj për paga, por nuk i kanë konsultuar të gjitha kategoritë shoqërore që i afekton ky projektligj. Tani është një pakënaqësi e madhe, pasi është një disbalancë i kategorive të ndryshme dhe në momentin kur nuk janë mjetet financiare për garancinë e zbatimit, kjo krijon pakënaqësi”, ka shtuar ajo.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...