Conor McGregor ka thyer heshtjen pasi është dënuar për pjesën e grindjes në UFC 229.
Komisionin Shtetëror Sportiv i Nevadës, natën e kaluar, i dorëzoi irlandezit vendimin e pezullimit për gjashtë muaj pas veprimeve në humbjen e Khabib Nurmagomedovit.
Ish-kampioni i lehtë i UFC-së gjithashtu iu shqiptuar një gjobë prej 45 mijë euro për sjelljet josportive.
Kujtojmë se McGregor u dënuar për qërim hesapesh me kushëririn e Nurmagomedovit, Abubakarit në kafaz.
“Nuk ishte qëllimi im që të godas kundërshtarin tim”, tha ai duke shtuar se “Ai është që luajti jashtë rregullave. Ai u përpoq të përdorte gardën e madhe të sigurisë që ishte si mbulesë”, tha ai.
McGregor do të ketë të drejtë të kthehet në Oktagon më 6 prill – një javë para takimit në UFC 236 – dhe ka provokuar përmes mediave sociale me një varg fotografish të stërvitjeve.
“Unë mezi pres që të garoj sërish së shpejti. Ju faleminderit të gjithëve”, tha garuesi gjersa edhe rusit i është shqiptuar një dënim me pezullim për nëntë muaj dhe gjobë prej 580 mijë eurove.
Ndryshe, Nurmagomedov mund të zbus dënimin në tre muaj nëse merr pjesë në aktivitete në shërbim të komunitetit.
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...