Gjykata e Lartë e Maqedonisë do ta rishikojë iniciativën për hetimet e PSP-së

10:10 | 30 Janar 2019
A. B.

Gjykata e Lartë sot do të mbajë seancë të përgjithshme në të cilën do të rishikoj iniciativë, nëse Prokuroria Speciale Publike mund të hap hetime dhe të ngrit akuza pas një periudhe prej 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve përsipër.

Iniciativa është ngritur nga avokatët Boro Tasevski dhe Elenko Millanov, të cilët janë mbrojtës e të akuzuarve për shumë lëndë të PSP-së.

Ato thirren në nenin e 22 nga Ligji i PSP-së në të cilën thuhet se prokurori publik, mund të ngrit akuza ose të urdhëroj ndërprerjen e procedurave hetimore në periudhë jo më shumë se 18 muaj nga dita e marrjes përsipër të lëndës dhe materialeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme