Shkruan: Shpejtim Morina
Shpeshherë hidhet në rrafshin e diskutimit çështja e ngritjes së cilësisë në arsim. Në hapsirën e diskutimit nuk bëjnë pjesë vetëm njohësit e fushës së arsimit, mësimdhënsit e profileve të ndryshme arsimore që janë pjesë e institucionit shkollor, por edhe individë të ndryshëm, të cilët shprehin shqetësimin dhe interesimin për temën e cilësisë te nxënësit, që konsideroj është një nga çështjet më të rëndësishme në intersin kolektiv, për vetë faktin e ndjeshmërinsë që bartë në vete.
Në raste të konsiderueshme përgjegjësia orientohet në një adresë të vetme, te mësimdhënsit, padrejtësisht duke i vendosur ata (mësimdhënsit) në pozitë inferiore karshi rezultatit momental që kanë nxënësit. Ekziston përceptimi te një pjesë e konsiderueshme e opinionit që cilësia në arsim te nxënësit është në gjendje mjeruese, duke marrë referencë rezultatin në testin ndërkombëtar PISA, ku Kosova renditet pothuajse e fundit në ranglistë. Ndonëse përgjegjësia kryesore në këtë rezultat bie tek organizatorët, Ministria e Arsimit dhe stafi i drejtorive të arsimit në nivel lokal, duke përfshi edhe drejtorët e shkollave, të cilët shpërfaqën mungesë të aspektit organizativ menaxherial, duke mos i kushtuar rëndësinë që kërkohej në mbarvajtjen e procesit të testimit nga nxënësit. Pa diskutim, nuk është tendenca që të amnestojë edhe përgjegjësinë e mësimdhënësve, si dhe vetë nxënësve për këtë rezultat të krijuar. Mirëpo, kam bindjen se rezultati që pritet të dalë nga testi PISA, ku Kosova ka marrë pjesë për herë të dytë, do të dalë dukshëm më mirë, për vetë faktin se vetëdijësimi dhe mobilizimi i përgjithshëm ka qenë shumë më i shprehur dhe pa diskutim rezultati do të jetë prezent konsiderueshëm.
Në fakt mësimdhënësit nuk janë adresa e vetme e ngritjes së cilësisë te nxënësit, por edhe përkushtimi i prindërve, angazhimi maksimal i vetë nxënësve, menaxhim korrekt nga drejtoritë e arsimit në nivel lokal dhe përgjegjësi nga Ministria e Arsimit, e sidomos përkrahje financiare dhe infrastrukturore nga Qeveria.
Kur të vijnë në shprehje këta faktorë të sipërcekur në zbatim, atëherë cilësia do jetë dukshëm më e lartë.
Autori (Shpejtim Morina) ka të përfunduar drejtimin e historisë, si dhe masterin në fakultetin Juridik, drejtimi financiar.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...