Kuvendi me shumicë votash refuzoi interpelancën për ministrin Nikolla Dimitrov

08:39 | 30 Janar 2019
A. B.

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 59 vota “kundër” dhe 20 “për” e refuzuan interpelancën e opozitës për ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Opozita akuzoi Dimitrovin se e kryen detyrën pa përgjegjësi, jo profesionalisht dhe në kundërshtim me interesat maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin përfundimtar të Dimitrov i ftoi të gjithë deputetët që të fokusohen tek prioritetet.

Seanca e Kuvendit pritet të vazhdojë sot në orën 11:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme