Letra e kryeministrit dërguar shteteve të QUINT-it ku kërkohet që SHBA dhe BE të inicojnë një konferencë ndërkombëtare mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të jenë garantuese që nëse arrihet një marrëveshje mes këtyre dy vendeve, Serbia ta zbatohet, në mënyrë që taksa të hiqet, nuk po gjen mbështetjen e plotë nga njohës të rrethanave politike dhe ekonomike në vend.
Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj vlerëson se kjo letër mund të shihet në dy mënyra ku sipas tij nga njëra anë, kritikët mund ta marrin si një lloj shantazhi ndaj miqëve ndërkombëtarë, për ta arsyetuar taksën dhe nga ana tjetër siç tha Duhanaj që Haradinaj kërkon përgjegjësi me të madhe nga komuniteti ndërkombëtarë.
“Letra ka shumë elemente pozitive dhe, është drejtuar në kohën dhe momentin e duhur. Komiteti ndërkombëtarë nuk duhet t’u dorëzohet shantazheve ruso- serbe rreth Kosovës. Ata e dinë që kanë intervenuar edhe ushtarakisht dhe se Kosova është projekt i tyre aq sa është i joni. Madje edhe përgjegjësia për shumë ngecje në proces, nuk mund t’u atribuohet veç shqiptarëve. Por, shqiptarët kanë një faj të madh në ketë aspekt. Faji se nuk janë të sinqertë, në radhë të parë me vetë-vetën e pastaj me miqtë ndërkombëtarë. Megjithatë mendoj që është koha që ndërkombëtarët e QUlNT-i, ta merr situatën në dorë dhe ta përmbyllë ketë proces njëherë e mirë”, deklaroi Duhanaj për arbresh.info.
Sipas tij mund të jetë shqetësuese, thirrja për konferencë ndërkombëtare.
“Një konferencë e tillë natyrisht që e përmbyllë procesin, por nuk përfundon pa kompromise. Në ketë kontekst, Kosova ka bërë shumë kompromise dhe prapë nuk ka pasur efektin e duhur pasi që pala serbe asnjëherë nuk i ka respektuar ato. Shtetet e QUINT-it, duhet ta dinë se Kosova është shpallur shtet bazuar në Pakon e Ahtisarti, e cila rezultojë në bazë të kompromiseve të Vjenës. Për mendimin tim Kosova ka humbur një segment të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe nëse edhe njëherë lëvizen ato gjëra në tavolinë negociatash, atëherë duhet synuar riparimi i këtij dëmi”, theksoi ai.
Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri thotë se se letra e Kryeministrit drejtuar shteteve të QUINT-it t dhe SHBA-ve ngjason të jetë si strategji e kryeministrit sipas tij për të kënaqur opinionin.
“Letrën e shoh më shumë si aspekt politik, sesa që do të ndodh në realitet një gjë e tillë. Siç dihet BE ka shpenzuar mjaft kohë për të arritur në situatën ku jemi, dhe nuk pranon askush të kthehet mbrapa për konferenca të tilla”, thotë Beqiri për arbresh.info.
Sipas tij, Haradinaj ka të drejt që të kërkojë garancë për pezullim të taksës.
“Serbia duhet të zotohet se nuk ka për të penguar Kosovën në fushën ekonomike, por edhe politike, andaj SHBA she BE duhet të ofrojë garanci serioze lidhur me pezullimin e taksës. BE dhe SHBA janë të njëanshëm sa i përket kërkesës që Kosova të pezullojë taksën. Siç dihet janë shumë marrëveshje që Serbia nuk i zbaton dhe nuk ka pasur një reagim nga ana e miqve ndërkombëtar. Tradicionalisht populli i shtypur i Kosovës po vazhdon të jetë i dorës së dytë nga vet miqtë ndërkombëtar, duke bërë presione të ndryshme, të njëanshme. Asnjë prodhues kosovar nuk mund të eksportojë lirshëm në shtetin e Serbisë, sulmet e serbëve ndaj shtetësisë së Kosovës janë të lloj- llojshme. Policia serbe ndalon në kufi çdo ditë qytetar, i maltreton madje edhe serb të Kosovës dhe asnjëherë nuk ka një reagim ndërkombëtar. Pra thjesht BE ka anashkaluar qytetarët e Kosovës, prandaj mendimi im është që të analizohen strategji tjera të bojkotit të produkteve serbe deri në një vendim ku Serbia luan rol konstruktiv të pajtimit, pas shumë dëmshpërblimeve që duhet t’i bëjë”, vlerësoi ai duke shtuar se e vetmja gjë që garanton një marrëveshje të duhur është garancia e SHBA-ve.
“BE ka dështuar të jetë në krah të të dëmtuarve, prandaj kjo garanci duhet të jetë qenësore për të hequr taksën, mirëpo qytetarët duhet të organizohen për bojkot total ndaj mallrave serbe, madje edhe bizneset duhet të bojkotojnë në blerjet nga Serbia”, shtoi Beqiri.
Në letrën që kryeministri u ka dorëzuar shteteve të Quintit, thuhet se Qeveria e Kosovës do të pezullojë menjëherë tarifën në rast se plotësohen rrethanat e mëposhtme:
gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura ndërmjet dy vendeve – konferenca duhet të fillojë sa më parë që është e mundur pas plotësimit të rrethanave të përshkruara në paragrafët 2 deri në 5 më
poshtë dhe duhet të përfundojë brenda 14 ditëve:
Konferencë nuk do të ketë:
(i) Çfarëdo rivendosje të kufijve ekzistues të Kosovës, ose ndarje të Kosovës, ose shkëmbime territoriale të çfarëdo natyre.
(ii) Dhënie të kompetencave ekzekutive të çfarëdo forme për asociacionin e komunave serbe në Kosovë ose ndonjë marrëveshje tjetër që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
(iii) Masa të çfarëdo natyre të bazuar në koncesione që shkojnë para datës 17 shkurt 2008.
(i) Do të hyj në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës para fillimit të Konferencës.
(ii) Do të zbatohet dhe do të jetë plotësisht funksionale Marrëveshja për Energji e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë para fillimit të Konferencës
Kosovës si shtet sovran qoftë nëse ato aplikohen në nivel lokal, rajonal apo
ndërkombëtar.
Tarifa do të ri-vendoset menjëherë nëse Konferenca nuk përfundon me një
marrëveshje gjithëpërfshirëse të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron, ndër të tjera, njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Tarifa do të ri-vendoset në një datë të mëvonshme nëse nuk arrihet të zbatohet marrëveshja gjithëpërfshirëse e detyrueshme e arritur në Konferencë./V.Berisha/arbresh.info
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...