Google ADS

Në Romë mund të merrni me qira “një të dashur Instagrami”

00:57 | 30 Janar 2019
Trina Galanxhi

Imagjinoni për një moment sikur të ndodheni në Romë, dhe të dëshironi të keni pranë një vendas/e që njeh kulturën italiane, iu bën foto thuajse profesionale, nuk ankohet dhe nuk rri në celular.

Tani egziston mundësia të marrësh me qera  një ‘Të dashur Instagrami’.

Sipas “Business Insider” dashuri apo e dashura ‘false’, do të të shoqërojë për tri orë në një tour mes bukurive të Romës, duke të të bërë foto perfekte për t’u postuar, madje nëse dëshiron dhe foto duke u pëqafuar pranë Koloseut, shatërvanit të Trevit etj.

Iniciativa u bë publike nga agjencia turistike amerikane “Roma Experience”.

Çmimi i të dashurit/dashurës ‘fals/e’, që në të vërtetë është një fotograf ose fotografe profesioniste është 350 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme