Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli e ka komplimentuar bashkëlojtarin e tij të ri Krzysztof Piatek për “performancën e jashtëzakonshme” kundër Napolit.
Ish sulmuesi i Genoas bëri debutimin e tij të plotë dhe shënoi dy gola në çerekfinalen e Kupës së Italisë të fituar kundër Napolit në San Siro, transmeton portali arbresh.info.
“Ne ishim në brenda për plotë 90 minuta. Ne e nisëm mjaftë mirë me Krzysztofin dhe e komplimentoj atë për performancën e jashtëzakonshme, më pas ne qëndruam vetëm në kontroll”
“Tani do të presim dhe do të shohim se me kë do të përballemi”, ka thënë kapiteni për Rai Sport.
“Rossonerët” do të përballen me fituesin e ndeshjes Inter – Lazio në gjysmëfinale./arbresh.info/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...