Arsenali vazhdon presionin për top katërshe

22:47 | 29 Janar 2019
Arbresh Info

Arsenali ka siguruar tri pikë mjaftë të rëndësishme mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Cardiff Cityt.

“Topçinjtë” mposhtën skuadrës e futbollistit të zhdukur Emiliano Sala në këtë ndeshje, e cila parashikohej të ishte debutuese për lojtarin argjentinas, shkruan portali arbresh.info.  Ata nderuan 28-vjeçarin duke mbajtur një minutë heshtje në fushë para fillimit të ndeshjes ndërkohë që kërkimet për të vazhdojnë të zhvillohen.

Skuadra e Unai Emery siguroi fitore me rezultat të ngushtë 2 me 1 në takimin si nikoqir në Emirates në kuadër të xhiros së 24-të në Premierë Ligë.

Aubemayng nga pika e bardhë (66′) dhe Alexandre Lacazzete (83′) shënuan për skuadrën londineze, ndërsa portën për mysafirët e gjeti vetëm Nathaniel Mendez Laing për 2 me 1 derisa po zhvillohej minuta e katërt e kohës shtesë të kësaj ndeshje.

Me këtë fitore, Arsenali vazhdon qëndrimin në pozitën e pestë me pikë të ngjashme me Chelsean në pozitën e katërt me një ndeshje më pak, ndërsa Cardiff City qëndron në zonën e dëbimit me vetëm 19 pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme