Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se taksa ndaj Serbisë duhet të pezullohet për 120 ditë.
Veseli, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pezullimi i taksës ka të bëj me raportet strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Nuk duhet të lejojmë diçka që afron Kosovën me SHBA-në, të jetë pikërisht diçka që dëmton këto raporte”, tha Veseli.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, tha se taksa ndaj Serbisë ka qenë vendim i drejt dhe ajo do të qëndroj derisa Serbia dhe Bosnia ta respektojnë plotësisht shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
“Propozimi i aleatit tonë strategjik, SHBA-së nuk është heqja e taksës por pezullimi i përkohshëm për ti hapur rrugë dialogut. Prandaj unë kam propozuar pezullim 120 ditor por me kushte të qarta që Serbia gjatë kësaj kohe të respektojë në tërësi mallrat e Republikës së Kosovës, lëvizjen e lirë të qytetarëve”, tha Veseli.
I pari i PDK-së ka thënë se është njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës se nëse pas një periudhe 120 ditore nëse nuk ka reflektim nga Serbia do të ketë reciprocitet.
Veseli ka thënë se konfrontimi me një partner që është garancë i shtetit të Kosovës (SHBA) për disa politikanë në Kosovë është kënaqësi.
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’