Shumë pacientë shkojnë çdo ditë për të marrë trajtimin për kimioterapi. Mirëpo, në Klinikën e Onkologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pritjet zgjasin me orë të tëra.
Pacientët prapa kamerave thonë që kanë pritur deri në katër orë.
E gjithë kjo pasi që ka numër të madh të atyre që vinë për të marrë trajtim këtu.
Pacientët në këtë klinikë trajtohen prej orës 7 të mëngjesit deri në orën 13:00 pasdite.
E numri i tyre arrin deri në 150 deri 170 pacientë në ditë.
“Ka ditë kur kemi 200 – 250 vetë që marrin kimioterapi në ditë, ka ditë tjera më pak ose pas festave kur grumbullohen numri i tyre. Por, mesatarisht 150 – 170 pacientë që marrin kimioterapi”, ka thënë Ilir Kurteshi, Drejtor në Klinikën e Onkologjisë në QKUK.
Numri i madh i pacientëve që janë të prekur nga kanceri, ka bërë që Klinika e Onkologjisë të ketë problem edhe hapësirat.
“Hapësirat çdo ditë po na ngushtohen, duhet me pas hapësirë pak më të re, më shumë në mënyrë që ta aplikojmë terapinë pak më komfor”, thotë Kurteshi.
Vetëm në vitin 2018, kjo klinikë ka pranuar 1500 raste të personave të sëmurë me kancer./t7
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...