Google ADS

Mogherini kërkon përparim të pakthyeshëm të Ballkanit Perendimor drejt BE-së

21:00 | 29 Janar 2019
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka përshëndetur vendosmërinë e anëtarëve të Presidencës trepalëshe të Bosnjës për të punuar së bashku, duke theksuar se ky angazhim i tyre do të jetë në të mirë të Bosnje Hercegovinës dhe qytetarëve të saj, thuhet në një deklaratë nga zyra e Mogherinit.

Shefja e diplomacisë evropiane priti në takim anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq dhe Sefik Xhaferoviq.

Sipas deklaratës, roli i Presidencës në “uljen e tensioneve politike dhe promovimin e pajtimit do të jetë vendimtar.”

Mogerini shprehu angazhimin e saj ndaj perspektivës evropiane të Bosnjës dhe theksoi se dëshiron të shohë përparimin e pakthyeshëm të Bosnjës dhe të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së deri në fund të vitit.

Ky është takimi i parë jashtë vendit i anëtarëve të Presidencës trepalëshe të Bosnjës që nga inaugurimi I tyre në nëntor të vitit të kaluar./REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme