Google ADS

Piatek hap llogarinë e tij te AC Milani, shënon dy super gola kundër Napolit

21:20 | 29 Janar 2019
Arbresh Info

Krzysztof Piatek e ka nisur në formë prefekte karrierën e tij te AC Milani.

Sulmuesi polak ka hapur llogarinë e tij te gjiganti italian në ndeshjen e sotme (e martë) mes AC Milanit dhe Napolit në kuadër të çerekfinales në Kupë të Italisë, shkruan portali arbresh.info.

Në ndeshjen e tij të parë si startues te skuadra kuqezinj, Piatek gjeti portën qysh në minutën e 11′.

Sulmuesi qendror realizoi për 1 me 0 pas një super asistimi nga Diego Laxalt.

Golin e dytë në San Siro kundër Napolit e shënoi në minutën e 27′ dhe asistues kësaj radhe ishte Lucas Paqueta./arbresh.info/

(Shikoni dy golat e tij : 11‘, 27‘)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme