Somalia është vendi më i korruptuar në botë, Danimarka më së paku, kurse Amerika ka rënë tek flamuri i kuq, sipas mbikëqyrësit të korrupsionit global.
Transparency International theksoi Hungarinë dhe Shtetet e Bashkuara në Indeksin e tyre të Perceptimit të Korrupsionit për 2018, ku Amerika u rrëzua nga lista e 20 më të pastërve, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa sipas hulumtimit, më të përmirësuara në listë janë Estonia, Bregu i Fildishtë, Senegali dhe Guajana.
Somalia u vlerësua si më e korruptuara me 10 pikë, e ndjekur nga Siria, Sudani Jugor, Jemeni, Koreja e Veriut, Sudani, Guinea Bisau, Guinea Ekuatoriale, Afganistani dhe Libia.
Gjersa Kosova në këtë renditje është në pjesën e vendeve të korruptuara me 37 pikë nga 100, Shqipëria është më poshtë disa pozita me 36 pikë nga 100.
Kurse fqinji ynë Serbia është më lartë nga ne me 39 pikë nga 100./arbresh.info/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi