Rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë, studentët nisin mbledhjen e firmave

15:44 | 29 Janar 2019
A. B.

Studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit e Arkitekturës kanë nisur mbledhjen e firmave, për të kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Peticioni ka nisur të firmoset tek fakulteti që u bë iniciues i protestave studentore të dhjetorit. Kushtetuta parashikon që të drejtën e një iniciative ligjore, e kanë 20 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Studentët bëjnë të ditur se peticioni që synon anulimin e ligjit për arsimin e lartë, do përcillet në cdo fakultet, për t’u firmosur nga studentët që janë dakord me këtë kërkesë.

Duket drejt zgjidhjes situata tek Fakulteti i Drejtësisë për studentët që duan të zhvillojnë mësim.

Dekani Artan Hoxha u ka komunikuar studentëve mundësinë që mësimi të zhvillohet pasdite në gjimnaze të Tiranës, e për këtë pritet një konfirmim i Ministrisë së Arsimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme