Banorët e Peshkopisë kërkuan shfuqizimin dhe anulimin e vendimit për të dhënë me koncesion ujërat termale.
Përfaqësuesit e 35 hoteleve dhe më shumë se 200 familjeve pritëse, u takuan me prefektin dhe përfaqësues të bashkisë.
Ata kundërshtuan dhënien e lejes, me pretendimin se Inspektoriati Teknik i Këshillit është shprehur se janë dhënë vetëm 6.1 litra në sekondë, duke menduar se janë disa burime, por në fakt aty ka vetëm një burim me 8.7 litra për sekondë.
Banorët ngritën dyshime se Bashkia ka lënë qëllimisht hapësirë për të ndihmuar dhënien me koncesion të llixhave.
Për t’u informuar mbi procedurën, prefekti kishte thirrur edhe dy përfaqësuesit e Bashkisë në Këshillin e Basenit Ujor Drin-Bunë, që kundërshtuan dhënien me koncesion, por megjithatë ata u kritikuan nga banorët se nuk dolën nga salla për të pamundësuar kuorumin.
Prefekti Nexhbedin Shehu u premtoi banorëve se shqetësimet e tyre do t’ia përcjellë Prefektit të Shkodrës, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Basenit, por edhe kryeminitrit. për t’u shqyrtuar sërish mënyra sesi është vepruar për dhënien me koncesion të llixhave./tch
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...