Facebook hap “Dhomën e Luftës”

14:55 | 29 Janar 2019
Arbresh.info

Facebook së shpejti do të hapë një “dhomë lufte” tjetër zgjedhore për të ndihmuar në luftën kundër lajmve të rreme përpara zgjedhjeve të vitit 2019 të Parlamentit Evropian.

Ky veprim u njoftua në një fjalim nga shefi i politikës së rrjetit social dhe ish-zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg.

Dhoma e luftës do të hapet këtë pranverë në zyrën e Facebook në Dublin. Clegg tha se dhoma e luftës do të ndihmonte Facebook të ndalonte lajmin e rremë dhe të parandalonte shtypjen e votuesve përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në 2019.

Dhoma e luftës nuk përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm të politikës për kompaninë, por bashkon një sërë ekipesh të ndryshme brenda Facebook që punojnë në çështjet që lidhen me zgjedhjet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme