Google ADS

Projektligji për Arsimin e Lartë nuk do të gjejë zbatim

13:54 | 29 Janar 2019
arbresh.info

Ekspertë të fushës vlerësojnë se Projektligji për Arsimin e Lartë nuk do të gjejë zbatim në formën aktuale, pavarësisht se shumë shpejtë do të jetë para deputetëve për votim në lexim të parë. Ata e shohin problematike çështjen e studimeve të doktoratës në universitetet private, duke pretenduar se në formën aktuale nuk mund të gjejë zbatim.

Lëvizja Vetëvendosje, profesorë të universiteteve publike e private, të martën kanë mbajtur një tryezë diskutimi me temë “ Projektligji për Arsimin e Lartë- ndikimi në sistemin arsimor”.

Gjatë kësaj tryeze u kërkua të bëhen disa ndryshime në këtë projektligj, shkruan arbresh.info.

Shefi Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë  se arsimi i lartë në vend përballet me probleme të shumta.

“Problemet në arsimin e lartë në Kosovë janë evidente, ndikimi i pushtetit, kushtet në të cilat mësojnë  studentët”, ka thënë ai.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshi, ka thënë se projektligji për arsimin e lartë këtë javë do të shkojë në seancë.

“Komisioni Parlamentar për Arsim e ka shqyrtuar këtë projektligj dhe është pajtuar që të shkoj në seancë në lexim të parë, pas kalimit do të  organizojmë një debat dhe komisioni do të punoj për dy muaj e do ta shqyrtojë ligjin, amandamet për amandament”, ka thënë ai.

Në këtë tryezë janë ngritur edhe disa çështje shtesë si pagesa e shkollimit, financimi i Institucioneve private,  financimi i Institucioneve ta pa akredituara dhe përcaktimi me ligj përqindjes së fondeve shkencore.

Dekani i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli ka ngritur disa nga pikat e Projektligjit për arsimin e lartë që sipas tij duhet të largohen, e ndryshohen.

Edhe profesori, Salep Lepaja ka kërkuar që në projektligj të bëhen disa ndryshime.

“Unë propozoi që të futen në master dy deri në tri lëndë që do të ligjërohen në gjuhën angleze, në disa vende në projektligj përmendet vendi, duhet të theksohet Kosova të mos minohet”, ka thënë ai.

Sipas tij,  as ky projektligj nuk do te gjej zbatim në praktikë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kemi një ligj që nuk është aq i keq, aq sa praktika, sepse në praktikë as ky ligj nuk zbatohet”, ka shtuar ai.

Ndërsa profesoresha, Adile Latifi- Pupovci ka thënë se “projektligji është shumë dorë shlirë në shumë pika.

“E një ndër to është organizimi i studimeve të doktoratës në universitete private. Unë mendoj se nuk kanë kushte për këtë studim dhe duhet të kishte një kufizim kohor deri kur ato nuk do të lejohen të kenë studime të doktoratës.”

E gjatë kësaj tryeze ishte i pranishëm edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, por ai nuk mori fjalën dhe u larguan pas rreth një orë diskutimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme