Zyrtarët rusë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara për trazirat në Venezuelë, duke u zotuar se Moska do të mbështetë presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro.
Rusia kritikoi ashpër Uashingtonin për vendosjen e sanksioneve ndaj kampanisë së naftës në Venezuelë.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov akuzoi Uashingtonin “se ka vendosur në mënyrë publike standardin për ndryshimin e paligjshëm të regjimeve” duke njohur rivalin e Maduros, njëherësh lider opozitës, Juan Guaido si presidenti i përkohshëm.
“Bashkë me anëtarët tjerë të përgjegjshëm të komunitetit ndërkombëtar, ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur Qeverinë legjitime të presidentit Maduro” ka thënë Lavrov, transmeton rel.
Ai nuk përmendi ndonjë hap të veçantë në mbështetje të Maduros.
Në komente të ndara, por pothuajse njëkohësisht, zëdhënësi i presidentit, Vladimir Putin, nuk pranoi të komentojë kur u pyet nëse Rusia do të dërgonte ndihmë ushtarake nëse ushtria amerikane ndërhyn në krizën në Venezuelë.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...