Si te largoni ankthin në mënyrë natyrale, pa shpenzuar shumë

11:51 | 29 Janar 2019
Trina Galanxhi

Për fat të keq shumë njerëz në botë përjetojnë ankth për shkak të dinamikës së jetës dhe vuajnë nga stresi dhe pagjumësia.

Në anën tjetër, një pjesë e madhe e njerëzve në botë zgjedhin të marrin ilaqe për të luftuar këto sëmundje, duke mos i kushtuar vëmendje efekteve anësore që mund të kenë ato, transmeton portali arbresh.info

Një ndër mineralet më të nevojshme për të luftuar ankthin dhe stresin është magnezi, i cili luan një rol të madh në sistemin imunitar dhe në funksionimin e organizmit.

Mjekët që preferojnë mjekësinë natyrore kanë dhënë këtë recetë për të luftuar këtë sëmundje:

Përbërësit:

5 lugë të vogla  magnezium

3 luge të vogla pluhur organik të xhelatinës

250 ml lëng limoni

1 lugë të vogël sheqer organik (shurup panje, mjaltë, stevia)

Një majë e detit ose kripë Himalaje

Përzieni pluhurin e mangnezit dhe lëngun e limonit dhe ajo do të fillojë të shkumojë, më pas hidheni në një enë dhe shtoni xhelatinën dhe përzieni.

Në temperature mesatare përzieni masën dhe shtoni kripën dhe mjaltin.

Pasi të keni fituar një masë homogjene hidheni në një enë dhe vendoseni për 30 min në frigorifër.

Duhet të konsumoni nga 5 lugë të mesme në ditë, por nëse më parë nuk keni konsumuar një gjë të tillë, atëherë fillojeni në doza më të vogla./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme