Google ADS

Haradinaj mbledh ministrat pas shfaqjes së dallimeve për taksën ndaj Serbisë

11:01 | 29 Janar 2019
V. S.

Qeveria e Kosovës pritet që sot të mbajë mbledhjen e saj të radhës.

Nuk janë bërë publike pikat e rendit të ditës të cilat prite të diskutohen në këtë mbledhje.

Kjo mbledhje e kabinetit të qeverisë ‘Haradinaj’ po mbahet në kohën kur koalicioni qeverisës ka shfaqur dallime të mëdha sa i përket takës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme kryeministri Ramush Haradinaj, ua ka dërguar një letër shteteve të Quint-it dhe SHBA-ve ku tregohen kushtet për heqjen e takës.

Derisa po dje kryeparlamentari Kadri Veseli doli me propozimin e tij për suspendimin e taksës në një periudhë kohore prej 120 ditësh./Kallxo.com/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme