Targat e Provës, nga 1 shkurti me regjistër të veçantë

10:56 | 29 Janar 2019
A. B.

Duke nisur nga 1 shkurti targat e Provës do të jepen me regjistër të veçantë dhe në sistem.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka marrë të gjitha masat që aplikimi dhe ndjekja e procedurës të bëhet në mënyrë të shpejtë dhe të saktë me qëllim shmangien e vonesave dhe abuzimit.

“Siç kishim premtuar nga 1.2.2019 TARGAT e PROVËS do jepen me procedurë të re! Ndryshimi vjen me Librin e Lëvizjes që do dokumentojë shasinë, datën, emrin e personit në timon (përgjegjësi/vartësi i subjektit)! DPSHTRR do rinovojë targat e dhëna më parë duke aplikuar kushtet e reja”, shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

 

Të ngjashme