Google ADS

Një tërmet i fuqishëm godet Kolumbinë

10:29 | 29 Janar 2019
A. B.

Tërmeti prej 5.4 ballë Rihter ka goditur sot pjesën qendrore të Kolumbisë, kurse lëkundjet janë ndjerë edhe në zona tjera rreth 350 kilometra nga epiqendra, ku me ç’rast janë evakuuar punëtorët nga zyrat dhe objektet e larta.

Deri më tani nuk ka të dhëna për të lënduar apo vlerën e dëmeve materiale të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Institutet kompetente kanë njoftuar se epiqendra e tërmetit është regjistruar rreth 13 kilometra nga qytetit Santa Maria, në një thellësi prej 19 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Në rrjetet sociale janë shfaqur video të ndryshme të dridhjeve, ku shihen se si lëviznin abazhurët dhe gjësendet tjera që fluturonin nga të gjitha anët në veçanti artikujt ushqimor nëpër dyqane.

https://youtu.be/K9blrce9TPA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme