Liderët serbë të veriut të Kosovës vazhdojnë ta kundërshtojnë idenë e kryetarit të Komunës Jugore të Mitrovicës Agim Bahtirit për bashkimin e qytetit, duke ndryshuar ligjin për kufijtë e komunave, i cili pritet të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Idesë së Bahtirit i ka dhënë përkrahje presidenti Hashim Thaçi, por jo edhe kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan sot Gazeta Zëri.
Serbët shprehen kategorikë se nuk do të lejojnë integrimin e pjesës veriore të qytetit sepse, siç ka thënë njëri prej zyrtarëve më të lartë të Listës Serbe Igor Simiq, “integrimi në çfarëdo sistemi nuk është i mundshëm, pasi që qytetarët nuk duan që diçka që është kualitative dhe e mirë ta ndërrojnë me diçka që nuk funksionon”.
“Serbët e veriut të Mitrovicës nuk do të pranojnë integrimin me dhunë në cilindo sistem, sepse askush nuk dëshiron të ndryshojë atë që është kualitative dhe e mirë me diçka që nuk është e mirë. Mitrovica e Veriut është mburojë për të ruajtur edhe Zubin Potokun, Leposaviqin e Zveçanin, si dhe potencialet ekonomike siç janë: Hidrocentrali ‘Gazivoda’ dhe ‘Trepça’ në veri. Në jug nuk ka asgjë, kurrfarë ekonomie. ‘Trepça’ që ka mbetur në pjesën veriore normalisht funksionon, ajo është një firmë me menaxhmentin serb, që pagat e punëtorëve u paguan nga mjetet e veta”, ka thënë Simiq.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele