Google ADS

Për 24 orë në Emergjencë 217 raste

09:04 | 29 Janar 2019
Arbresh.info

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u ofruan 217 shërbime mjekësore gjatë 24 orëve të fundit.

Mjekët trajtuan 32 pacientë në dhomën e reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent).

Në bazë të raportit të punës, kishte edhe 46 raste kirurgjike, 85 internistike dhe 47 ortopedike.

4persona kanë marrë ndihmë mjekësore për lëndimet në aksidente trafiku.

Në reparte të ndryshme të QKUK-së, për trajtim të mëtutjeshëm, janë pranuar 25 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme