Shtetet e Bashkuara i vunë sanksione kompanisë shtetërore të naftës në Venezuelë, PDVSA, dhe i bënë thirrje ushtrisë së këtij vendi që të pranojë transferimin paqësor të pushtetit.
Këshilltari për siguri kombëtare, John Bolton, tha se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe aleatët e tij “nuk mund të plaçkitin më pasuritë e popullit të Venezuelës”.
Përpjekjet e opozitës për të rrëzuar Maduron janë rritur ditëve të fundit.
Shtetet e Bashkuara dhe mbi 20 vende të tjera e kanë njohur udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm.
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, tha se blerjet e naftës së Venezuelës nga Qeveria e Maduoros do të pezullohen, por shtoi se kompania mund t’i shmangë sanksionet nëse e njeh Guaidon.
Venezuela varet shumë nga SHBA-ja për të ardhurat e saj nga nafta.
Ajo i dërgon 41% të eksporteve të naftës në SHBA.
Ekonomia në Venezuelë është dobësuar nën presidentin Maduro.
Inflacioni i lartë, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesa e gjërave bazë kanë bërë që miliona njerëz të ikin nga ky vend.
Maduro është rizgjedhur për një mandat të dytë vitin e kaluar, por zgjedhjet kanë qenë të diskutueshme, pasi shumë kandidatë të opozitës janë ndaluar të garojnë ose janë burgosur. /Rel
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...