Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të dielën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ka deklaruar se nëse preket territori i Kosovës do të ketë protestë shumë të madhe.
Se e kishte me gjithë mend dhe se do të ketë mbështetje gjithëpopullore për këtë çështje edhe thonë edhe parti tjera, dhe analistët politikë.
Në një prononcim për arbresh.info Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje Tinka Kurti, tha se çështja e protestës varet nga rruga që merr Presidenti Thaçi.
“Kryetari Kurti ka thënë: ‘Le ta dinë se nëse përpiqen të na vendosin para aktit apo faktit të kryer me ndonjë marrëveshje që prek territorin e Kosovës, protesta jo vetëm që do të përsëritet, por do të jetë edhe më e madhe. Shumë më e madhe’. Pra, kjo varet nga rruga që merr Thaçi”, tha ajo.
Ndërsa, zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, deklaroi për Arbresh.info se Lidhja Demokratike e Kosovës është kundër çdo marrëveshje për ndryshimin e kufijve.
“Partitë kanë qëndrimet e tyre dhe LDK vazhdimisht i ka bërë publike qëndrimet e saj. LDK gjithnjë është deklaruar qartë kundër çdo marrëveshjeje për ndryshimin e kufijve. LDK do të veprojë në të gjitha fazat e shtet formimit për të parandaluar cenimin dhe vënien në pikëpyetje të shtetësisë së Kosovës, jo vetëm përmes ndryshimit të kufijve të Kosovës, por për çfarëdo ndryshimi të mundshëm që do të mund të rezultonte në cenimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit unik të shtetit të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Mustafa
Analisti politik, Imer Mushkolaj beson se do të ketë interesim gjatë protestës së radhës që do organizoj Vetëvendosja, duke vlerësuar se presidenti, Hashim Thaçi duhet të ndalet gjatë procesit, derisa vazhdon me idenë dhe promovimin e ndarjes së territorit.
“Vetëvendosja e ka mbajt protestën edhe ne fund të shtatorit të vitit të kaluar, dhe në atë protestën masive që e mbajti u ndal Presidenti Thaçi me idenë e tij, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi për shkak se presidenti Thaçi e vazhdojë idenë e promovimit të ndarjes së territorit. Natyrisht që protestat e kanë rendësin e vetë duhet të organizohen, por unë besojë që Presidenti Thaçi ndalet në aspektin politik. Vetëvendosja në vend që të organizoj protestë do të duhej që edhe bashkë me pjesën tjetër të opozitës të merrnin pjesë në protestë dhe të provojnë ta ndalin Presidentin gjatë procesit e jo me protesta, por Natyrisht nuk ka asgjë të keqe, nëse qytetarët e Kosovës do t’i bashkohen protestës së radhës që do organizojë vetëvendosjes me siguri do të ketë interesime”, pohoi ai.
Edhe Analisti Faik Krasniqi, mendon se qytetarët do e përkrahin protestën pasi që ka të bëjë me territorin e shtetit të tyre.
“Nëse Vetëvendosja dhe LDK qëndrojnë unike, atëherë askush s’mund të bëj pazare me territorin e Kosovës, sepse çdo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvend, dhe pa votat e këtyre dy partive s’mund të ratifikohet asnjë marrëveshje që nevojiten votat e 2/3 të deputeteve. Por nëse LDK bëhet pjese e dialogut dhe pajtohet që territori të preket, atëherë duhet të ketë protesta gjithë popullorë. Besoj që qytetaret e Kosovës do ta përkrahin protestën e Vetëvendosjes, sepse protesta ka të bëj me territorin e shtetit të tyre, dhe jo protestë partiake”, përfundoi Krasniqi.
Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar protestë paqësorë me 29 shtator të vitit të kaluar kundër shkëmbimit të territoreve. /Ardita Zeka/ Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...