Google ADS

Gjykata sot jep vendimin për deputetin Naser Osmani

07:47 | 29 Janar 2019
Arbresh.info

Gjykata e Prishtinës sot pritet që të shpallë aktgjykimi ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës Naser Osmanit si dhe të akuzuarve të tjerëve, lidhur me rastin e privatizimit të Fabrikës “FAN”, në Podujevë.

Në këtë proces gjyqësor aktakuzën e Prokurorisë Speciale e ka përfaqësuar prokurorja Fikrije Fejzullahu ndërsa rasti është gjykuar nga trupi gjykues i përbërë nga gjykatësit Shashivar Hoti kryetar dhe dy anëtaret e tjerë Beqir Kalludra e Shadije Gërguri.

Gjykimi për privatizimin e fabrikës “FAN” është njëri nga rastet e shënjëstruara për liberalizimin e vizave.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme