Google ADS

Policia nis përdorimin e bllokuesve të rrotave

23:15 | 28 Janar 2019
Arbresh.info

Dhjetëra vetura janë bllokuar nga Policia e Kosovës në rrugën “B” në Prishtinë.

Ndonëse ishte paralajmëruar muaj më parë bllokimi i rrotave të veturave që parkohen në vende të palejuara, një praktikë e tillë nuk është parë thuajse asnjëherë në rrugët e Prishtinës.

Policia e Kosovës ka lënë karrotrecat dhe ka filluar t’i bllokojë rrotat e automjeteve, pronarët e të cilëve i kanë parkuar ato në vende ku nuk lejohet parkimi.

Bllokimi i automjeteve po bëhet nga punëtorët e kompanive të autorizuara private, nën asistencën e Policisë së Kosovës.

“Ne nuk i vendosim vetë. Jemi kompani private. Vimë dhe i vendosim bllokuesit kur na thërret policia”, tha për rtklive.com, një punëtor i një kompanie që është kontraktuar për këtë shërbim.

Gjithsesi ky ndëshkim duket më i lehtë se sekuestrimi i automjetin pasi qytetarët ishin detyruar të paguanin veç gjobës edhe bartjen e veturës me karrotrec dhe qëndrimin në parking të automjetit.

Në këtë rast, mjafton pagesa e gjobës dhe punëtorët e kompanisë do të heqin bllokuesin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme