Koordinatori nacional për reforma shtetërore në Qeverinë Haradinaj, Besnik Tahiri, ka thënë se kërkesat e mësimdhënësve për ngritje të koeficientit, janë joligjore, sikurse dhe ato të sektorit të shëndetësisë.
Besnik Tahiri madje ka kërkuar që të mos kërkojnë tërheqjen e ligjit për pagat, pasi sipas tij të vetmit ata që do të dëmtohen janë vet mësimdhënësit, njofton Klan Kosova.
”Ju po kërkoni me tërheq ligjin”.
”20 mijë e 800 mësimdhënësve, nëse ky ligj bjen humbësit më të mëdhenjë janë mësimdhënësit”.
”Në këtë shtesë ne e kemi fut në pagën bazë. Ajo që po iu them unë juve është se policia ka insistu shtesën për me vendos pagën bazë. Mos e shihni nga kjo perspektivë”.
”Në vitin e kaluar e kemi rritur 4%, edhe në fund të këtij viti edhe në këtë rritje vijmë deri tek 25%-shi”.
”Këto kalkulime që i ka bërë kryeministri Haradinaj janë në benefit shumë të madh të mësimdhënësve. Këto janë mundësitë”.
”Keni me humb shumë mësimdhënës. Nuk kemi mund të shkojmë përtej”.
”E di që nuk është e drejtë për të bërë krahasime. Në të gjitha këto rajone jemi më mirë. Por e kemi bërë këtë potez. Kjo që po e bëni është krejtësisht jolegjitime”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...