Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur në lidhje me një sërë largimesh të anëtarëve të partisë, veçanërisht në rradhët e këshillave bashkiakë të qyteteve shqiptare.
E ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Kryemadhi ka deklaruar se LSI nuk është tkurrur, por përkundrazi është pastruar nga ajo pjesë e individëve që kishin ardhur për tepsinë. Sipas Kryemadhit, ata që janë larguar me dëshirë kanë shkuar tek PS për të vijuar “lëpirjen” e tepsisë, ndërsa shumë të tjerë janë kërcënuar haptazi nga socialistët në pushtet me vendet e punës dhe me familjarët.
Kryemadhi: Mua nuk më duket e tkurrur, por e pastruar nga ajo pjesë që lëpin tepsinë. Ishin këtu e më pas ikën atje tek pronari i tepsisë. Mund të them që sot LSI në numrat e saj qëndron më lart se kurdo herë tjetër.
-A janë shumë ata që kanë lëpirë tepsinë?
Kryemadhi: Kush nuk ka pranuar që të bëjë kompromise me Ramën, o i kanë kërcënuar, o i kanë hequr njerëzit nga puna. Unë i mirëkuptoj këta njerëz pasi janë kërcënuar, sepse këtu është normale që njerëzit me pushtet të të heqin nga puna.
-Publiku kurrë nuk e ka kuptuar sesi ka funksionuar marrëveshja, qeveria PS- LSI në kontekstin e punësimeve…
Kryemadhi: Ka një problem, që mund të themi se është abuzuar. Çfarë ka ndodhur. Është bërë sikur në 100 mijë vendet e punës ,30 mijë do t’i merrte LSI ndërsa tjetrën PS. Kjo nuk është e vërtetë, por perceptimi në të cilin u investua aq shumë, edhe për të krijuar një konflikt mes bazës së LSI e PS-së, ishte një gjë e mirëmenduar e Ramës për të kapur shtetin e për ta kriminalizuar atë.
Para se të bëhej marrëveshja Meta i ka vënë një kusht Ramës, kushti i vetëm ka qenë që të vinte në parlament për të votuar tre ligjet e famshme./Express
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’