Pyesni këdo se si ndjehet pas ushtrimeve fizike dhe ata do të ju tregojnë se si janë të lidhura shëndeti mendor dhe ushtrimet.
Shkenca e mbështet shumë këtë teori, transmeton portali arbresh.info
Shumë studime kanë gjetur se aktiviteti fizik lidhet me rrezikun e ulët të depresionit dhe se ka dhënë rezultatet të mira për njerëzit që janë marrë me të.
Por a ndikojnë ushtrimet fizike në parandalimin e depresionit?
Një studim i botuar në Jama Psychiatry, hedhi dritë mbi këtë pyetje, duke përdorur të dhënat gjenetik të më shumë se 600 mijë të rriturve, te të cilët u gjet se aktiviteti fizik kishte luajtur rol të rëndësishëm në reduktimin e depresionit, thotë thotë Karmel Choi, një klinik dhe hulumtues në gjenetikën psikiatrike dhe neurodevelopmentale në Massachusetts General Hospital dhe një bashkë- autor i studimit.
Studiuesit kanë kërkuar një ose më shumë masa të ndryshme, përfshirë gjenet e njerëzve, historitë e tyre mjekësore të depresionit dhe simptomat depresive dhe kohën e shpenzuar për aktivitet fizike.
Njerëzit që kishin shënjues gjenetikë të lidhur me një mundësi të madhe të aktiviteteve fizike ishin më pak të prirur që të preken nga depresioni, por njerëzit që mund të prekeshin nga depresioni kishin më pak gjasa që të kryenin ushtrime fizike.
Shkencëtart thonë se ky studim sugjeron që ushtrimet fizike janë gjëja ideale për t’u mbrojtur nga depresioni./arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...