Google ADS

Trondit “AS”: Barca i tregoi De Jong mesazhe të Neymar ku ankohej për Ligue 1

20:25 | 28 Janar 2019
Arbresh.info

E përditshmja spanjolle “AS” ka shokuar sot me një lajm rreth transferimit të Frenkie de Jong tek Barcelona.

De Jong iu bashkua skuadrës së Barcelonës gjatë këtij afati kalimtar për shumën e 75 milionë eurove, plus bonuse.

Skuadra katalane ishte në garë të ashpër deri në minutat e fundit me kampionët e Francës, Paris Saint Germain, të cilët kishin bindur lojtarin me projektin e tyre.

Por, në fund ishte Bartomeu që kishte bindur lojtarin që të kalonte në “Camp Nou”. E si ndodhi kjo? “AS” ka dhënë një version interesant.

E përditshmja spanjolle shkruan se skuadra e Barcelonës i ka treguar De Jong mesazhe të Neymar, i cili ankohej për situatën në Ligue 1, transmeton lajmi.net.

Pakënaqësia e Neymar në Ligue 1 është vërtetuar edhe në muajt e fundit ku ai ka kërkuar që të rikthehet në La Liga.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme