Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina ka thënë se me asnjë kusht nuk duhet të cenohen marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe BE-në.
Ajo duke bërë koment lidhur me kushtet e kryeministrit Ramush Haradinaj drejtuar tash vendeve të QUINT-it për të hequr taksën ndaj produkteve serbe, ka shtuar se sikur të realizohej në plotni si e atillë do të ishte sukses.
“Si kushte tingëllojnë mirë dhe nëse do të mund të realizohen do të ishte fitore e madhe”, ka thënë Pantina në Info Magazine.
“Kryeministri dhe zyra e tij dua të besoj se i kanë analizuar mirë nëse këto janë të arritshme dhe nëse ka gatishmëri nga shtetet e QUINT-it që t’i marrin seriozisht. Ndoshta kryeministri po ndjek një strategji që s’është e panjohur. Ajo që dua të theksoj është se e para që me asnjë kusht nuk duhet të cenohen marrëdhëniet me SHBA dhe BË-në si vende mike”.
Sipas deputetes nga PSD ndaj Serbisë duhet të veprohet me reciprocitet.
“Presioni ka filluar të rritet, edhe qeveria dhe spektri politik duhet t’i dëgjojnë dhe shqyrtojë me shumë kujdes thirrjet që vijnë nga miqtë tanë që kanë ndihmuar Kosovën në shtetndërtim. Taksa nuk duhet t hiqet pa një çmim”.
Për propozim e mbajtjes së një konference ndërkombëtare, Pantina thekson: “Konferenca do të mund të ishte finale e gjithë procesit të dialogut. Kosova ka bërë disa hapa si krijimi i komisionit shtetëror për dialogun dhe është në proces të miratimit të Ligjit për Dialogun”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...