Dje ka qenë Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, ditë kjo që përkujton miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Rreth gjashtë milionë hebre u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.
E në Kosovë sot u mbajt një akademi përkujtimore për këtë ditë.
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ishte pjesë e saj e me këtë rast ndau edhe një status në rrjetin social Facebook.
Ky është statusi i Haradinajt:
Në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, konfirmuam atë që secili veç e veç e ka në zemër e në bindje se bota do të jetë çdoherë e bashkuar për të mos lejuar asnjëherë të përsëriten historitë e tilla tragjike. I përjetshëm kujtimi për të gjitha viktimat e Holokaustit.
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...
Rovena rikthen këngën e saj të parë