Dy persona kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes së kolerës në kryeqytetin e Ugandës, Kampala. Ministria e shëndetësisë ka konfirmuar se 43 persona dyshohet se janë infektuar me sëmundjen e rrezikshme, ndërsa autoritetet kanë themeluar një njësi për izolim emergjent të të sëmurëve.
“Kemi nevojë për më shumë përpjekje që të sigurohemi se këto raste nuk do të përhapen dhe të mos shtohet numri i të sëmurëve”, tha Joyce Moriku Kaducu, ministre e shëndetësisë. Megjithatë, reshjet e mëdha të shiut pritet që ta përkeqësojnë përhapjen e sëmundjes. “Kolera shkakton vdekje brenda pak orëve. Popullsia duhet të jetë vigjilente dhe ta raportojë secilin rast në qendrën më të afërt shëndetësore”, shtoi ajo.
Pjesët periferike të qytetit, ku janë shënuar rastet e infektimeve, dallohen me popullsi të dendur, higjienë të dobët, rrjet të parregullt të kanalizimit dhe konsumim të lartë të ujit të papastër. Banorët e zonave të varfra të qytetit nuk kanë nevojtore brenda shtëpive dhe i hedhin ujërat e zeza në puse të hapura.
Asia Russell, drejtoreshë ekzekutive e organizatës “Health Gap”, e cila merret me përmirësim të furnizmit të njerëzve me ilaçe, ka thënë se refuzimi i qeverisë për të investuar në shërbime themelore, siç janë tualetet publike, uji i pastër dhe mbledhja e mbeturinave, është faktor që po ndikon në përhapjen e kësaj sëmundjeje, shkruan “The Guardina”
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...