Zërat për largimin e Anthony Davis nga New Orleans Pelicans po marrin formë pasi agjenti i lojtarit ka bërë të ditur se ai ka kërkuar largimin.
Davis u ka bërë të ditur udhëheqësve të Pelicans se nuk do ta vazhdojë kontratën e tij, sipas fjalëve të agjentit të tij.
Rich Paul, agjenti i lojtarit, ka thënë për “ESPN” se skuadra janë njoftuar nga Davis që nuk do të ketë vazhdim të kontratës dhe se ai dëshiron që të transferohet, transmeton lajmi.net.
Lojtari mësohet të ketë biseduar edhe me shokët e skuadrës rreth vendimit të tij, vendim ky jo edhe aq befasues.
Më herët është folur rreth një kalimi të mundshëm të AD në LA Lakers, ku do të bashkonte forcat me LeBron James, për tu kthyer në pretendent kryesor për titullin.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i lojtarit për të ardhmen e tij. Ka shumë opsione në tavolinë.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë