Pep Guardiola duket se nuk po humb shumë gjumë duke menduar për afatin kalimtar dimëror.
Trajneri i Manchester City nuk e ka me ngut transferimin e ndonjë lojtari, pasi sipas tij, skuadra ka fondin e mjaftueshëm të lojtarëve dhe po bën mirë.
“Nuk jam i përfshirë në bisedimet rreth lojtarëve. Klubi po e bën atë dhe po funksionon shumë mire” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Ndonjëherë lojtarët vendosin për ndonjë skuadër tjetër. Realiteti është ky që është. Ndonjëherë nuk është e mundur” ka thënë tutje spanjolli.
“Kemi mjaftueshëm lojtarë për nesër” ka shtuar ndër të tjerash Pep.
Manchester City garoi deri në fund për shërbimet e Frenkie de Jong, por ky i fundit zgjodhi Barcelonën.
Policia shqiptoi afro 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Arrestohet gjilanasi për armëmbajtje pa leje
Ushtria izraelite paralajmëron civilët libanezë që të largoh...
Arrestohen katër persona në Shipol për kontrabandim me emigr...
Kanosi zyrtarët policor, arrestohet një grua në Pejë
Vdes motra e Adem dhe Hamëz Jasharit