Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot, pranë Gjykatës kompetente në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Jakup Jakupi, për shkak të veprave penale, “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Në aktakuzë thuhet se më 01 janar 2019, rreth orës 00:10 minuta, në fshatin Selishtë, komuna Gjilan, i pandehuri Jakup Jakupi, nga pakujdesia ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën Zahide Jakupi, në atë mënyrë që derisa ka qenë duke festuar fillimin e festës së Vitit të Ri 2019, duke shtënë në ajër me armën e tij të gjuetisë, e njëjta është bllokuar dhe nuk ka shkrepur, me ç’rast duke tentuar ta rregullonte, e njëjta ka shkrepur dhe në një distancë prej 1-2 metra, e ka goditur të ndjerën në pjesën e epërme të shpindës, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, përcjell lajmi.net.
Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” nga neni 181 të KPRK-së.
Gjithashtu, i njëjti, pa leje dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajtur në pronësi armën e gjuetisë, të markës Hungarian Sumbachine Gun, model 53.
Në këtë mënyrë, akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.
Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës, që i pandehuri të shpallet fajtor për këto vepra penale dhe të dënohet sipas Ligjit, si dhe të njëjtit t’i konfiskohet arma e gjuetisë.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...