Google ADS

Haradianaj flet për “borën” e Thaçit

10:46 | 28 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e di çfarë ka dashur të thotë presidenti, Hashim Thaçi me statusin për borën. Haradinaj ka thënë gjithashtu se ka kohë pa e takuar Thaçin, shkruan arbresh.info

“Ne kemi kohë që nuk jemi takuar, nuk po e di për çka ka aluduar Presidenti. Ne si qeveri po punojmë për materien e një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kemi pasur takime multilaterale, por një me një ka kohë që nuk jemi takuar”, tha Haradinaj.

Ndryshe të dielën i pari i vendit, Hashim Thaçi ka publikuar një status në Facebook i cili është komentuar se është dedikim për Haradinajn.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë!”, ka shkruar Thaçi./Arbresh.info/

Lexo edhe: Thaçi thumbon Haradinajn: Bora ka zënë të shkrihet shpejt

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme