Gati katër vjet pasi ua hapi dyert refugjatëve që mbërritën në 1 milion vetë, Gjermania pa zhurmë po e mbyll sërish mundësinë e aplikimeve për azil, e po i shton deportimet. Trendi vazhdon, edhe pse numri i personave që po mbërrijnë në Europë ka rënë me 80% që prej kulmit të krizës në 2015-ën.
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, deklaroi së fundmi se vitin e kaluar Gjermania regjistroi rreth 185,000 kërkesa azili, apo 17% më pak se vitin paraardhës dhe shumë më pak se 4 vjet më parë, kur kjo shifër mbërrinte në 890,000.
“Tani problemin e kemi nën kontroll dhe gjërat i kemi vënë në vijë. Ne po u ofrojmë mbrojtje atyre që janë më të cenueshëm; megjithatë, të drejtat e azilit do të pranohen vetëm nëse mund të riatdhesojmë ata të cilët këtë mbrojtje nuk e kanë të domosdoshme, u shpreh ai, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Që prej 2015-ës, kur Angela Merkel i mirëpriti refugjatët me shprehjen e famshme: “Ne mund t’ia dalim”, gjërat kanë ndryshuar. Ka pasur një kthesë në qëndrimin gjerman të pritjes duarhapur. Partia kundër emigracionit, AfD, ka avancuar ndjeshëm në sondazhe.
Disa krime shokues që patën për autorë emigrantët kanë ndikuar shumë mbi opinionin publik, e këto reagime i kanë shtyrë partitë gjermane të qendrës të tregohen më të ashpra në raport me emigracionin, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Javën e kaluar, Dhoma e Ulët e Parlamentit gjerman votoi që Maroku, Algjeria, Tunizia dhe Gjeorgjia të hynin në listën e vendeve të sigurta të origjinës, çka ua vështirëson së tepërmi azilkërkuesve nga këto vende mundësinë për të siguruar statusin e refugjatit.
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...