Specialistët stomatologë të papunë, nesër nga ora 10:00 do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.
Kjo protestë organizohet në vazhdën e protestave të mbajtura para Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas stomatologëve, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili nuk po pranon që të takohet me ata.
Ata akuzojnë ministrin dhe kreun e PDK-së Kadri Veseli, pasi u kishin premtuar se nga 1 janari i këtij viti nuk do të ketë specialiste të papunë në Kosovë.
“Tash ka kaluar më shumë se 1 vit nga ky afat, ne vazhdojmë të bredhim rrugëve, duke kërkuar të drejtën tonë për punësim, pas 22 viteve shkollim. Shumë nga koleget tanë, të cilët me të drejtë nuk iu kanë besuar premtimeve boshe, e kanë bërë zgjidhjen individuale duke u larguar për në vendet e BE-së, e kryesisht në Gjermani. Jemi të bindur që nëse nuk na bëhet një zgjidhje e shpejtë, edhe ne të tjerët nuk do të kërkojmë më “mëshirë” nëpër rrugë”, thuhet në njoftimin e specialistëve.
Aksidenti i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, gjendet makina që ...
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...