Chelsea ka kaluar sonte në 1/8-ën e finales ku ka mposhtur skuadrën e Championship, ku luan sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, Sheffield Wendesday
Chelsea nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e rrethit të katër të FA Cup, ku ka mposhtur skuadrën e Sheffield Wendesday.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë ka startuar edhe i porsaardhuri tek Chelsea, Gonzalo Higuain por që nuk pati impak të madh në ndeshjen e tij të parë me Blutë.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Chelsean të cilët edhe kaluan në epërsi në minutën e 26-të, ku nga penalltia shënoi Willian.
Chelsea ka mundur për ta dyfishuar epërsinë, por Sheffield arritën të mbrohen mirë në 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë Chelsea prapë ishin më të mirë dhe arritën që të shënojnë dy gola.
Fillimisht në minutën e 64-të shënon një gol të bukur Hudson-Odoi, ndërkaq disa minuta më vonë vjen edhe goli i tretë.
Ishte përsëri Willian i cili shënon një gol të bukur pasi që asistohet në minutën e 83-të nga sulmuesi Olivier Giroud.
Në këtë ndeshje Nuhiu luajti 17 minuta pasi që hyri në minutën e 75-të në vend të Boyd por që nuk arriti që të lë impakt në këtë ndeshje.
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...