Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktim të masës së paraburgimit ndaj 26 vjeçarit i cili dyshohet se ka shantazhuar një vajzë të mitur nga Gjilani
Kallxo.com ka siguruar kërkesën e Prokurorisë e cila i është dërguar Gjykatës Themelore në Gjilan.
Në kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan thuhet se 26 vjeçari ka shantazhuar të miturën përmes rrjetit social facebook, që të dal të takohet me të dhe të ketë mardhënie intime, sepse në të kundërtën ai do t’i zbuloj dhe publikoj fotografitë.
Në kërkesën për paraburgim thuhet se në ato fotografi, e mitura kishte dal e zhveshur me ish të dashurin e saj.
Prokuroria Themelore në Gjilan në kërkesën për paraburgim ka cekur se për këtë vepër penale parashihet dënim me brug prej gjashtë deri në pesë vite,.
‘Këto janë rrethana të cilat ashtu të sublimuara paraqesin rrethana veqanërisht rënduese për natyrën e veprës penale ,pasi që me këtë rast është bërë atak mbi nderin dhe autoritetin e një fëmije e që organet e drejtësisë e kanë për obligim në mbrojtjen e të mirës juridike që i përkasin njeriut në përgjithësi e në theks të vecantë të kësaj kategorije të ndjeshme –fëmijëve që mbrohen me konventat ndërkombëtare e që institucionet gjyqësore ,, si autoritet e kanë obligim për respektuar obligimet e njejta pozitive që bien mbi insitucionet e Kosovës’, thuhet në kërkesën e prokurorisë.
I pandehuri, 26 vjeçar gjendet nën masën e ndalimit që nga data 24 janar, ndërsa rasti ka ndodhur me 23 janar rreth orës 20:00.
Bazuar në provat, dëshimitë dhe fotografitë e mesazheve, prokuroria ka paraqitur kërkesën kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj 26 vjeçarit.
Në kërkesën e Pokurorisë Themelore në Ferizaj, kërkohet nga Gjykatësi i procedurës paraprake pas seancës dëgjimore të pandehurit t’i shqiptojë masën e paraburgimit si masë e sigurisë së prezencës së të pandehurit në procedurë si dhe të pengohet obstrukcioni që mund t’i bëhet procesit të provuarit në njërën anë dhe shqetësimit të të dëmtuarës dhe familjarëve të saj nga ana tjetër.
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...