Krasniqi kërkon strehim për lëmoshë kërkuesit

19:55 | 27 Janar 2019
Arbresh.info

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj numrit të madh të lëmoshë kërkueseve në vend.

Krasniqi përmes një postimi në facebook ka shkruar se lëmoshë kërkuesit ishin shtrirë përgjatë sheshit në këtë mbrëmjë të ftoftë, shkruan arbresh.info.

“Pas jacisë, kalova sheshit “Nëna Tereze” të kryeqytetit tonë. Edhe sonte, si netve të tjera, disa lypës të mjerë, ishin të shtrirë në tokë-borë dhe lëshonin thirrje vajtuese për ndihmë. Një tmerr!”, ka shkruar ai.

Profesori gjithashtu ka kërkuar që të gjendet kujdes për këta njerëz.

“Nuk e kuptoj pse shërbimet sociale a policia nuk i marrin këta njerëz e t’i strehojnë dikund, e pakta, sa të kalojë ky i ftohtë siberian. Në dijeninë time, në disa vende, ashtu veprojnë. Si për ironi, sheshi mban emrin e nobelistes sonë, e cila në Kalkutën e largët e të huaj, i mblidhte të mjerët nga rruga e u ofronte strehë, ndërsa në atdheun e saj, të mjerët lihen të vdesin në të ftohtë, pa asnjë kujdesje. Kam frikë se jemi shumë fals, si shoqëri, si shtet, si qytetarë, si besimtarë, si njerëz”, ka përfunduar ai.

Ndryshe arbresh.info gjatë ditës ka publikuar një shkrim për numrin e madh të lëmoshë kërkueseve në Kosovë.
Sipas të dhëne të Policisë së Kosovës në viti që lamë pas numri i lëmoshë kërkuesve ishte afër 600.

“Në vitin 2018 janë identifikuar 557 persona, në vitin 2017- 351 persona dhe në vitin 2016-465 persona”, thuhet në përgjigjen e Policisë./Arbresh.info

Lexo edhe: Dyfishohet numri i lëmoshë kërkuesve në Kosovë, gjysma e tyre fëmijë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme