Ramush Haradinaj viziton Sylejman Selimin

18:59 | 27 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të dielën ka vizituar ish- komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin.

Haradinaj ka thënë se  Selimi ka bërë luftë e paqe për të vërteten e popullit të tij.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar gjithashtu se se është i lumtur që Selimi i është bashkuar familjes dhe bashkëluftarëve, shkruan arbresh.info.

“Gjeneral Sylejman Selimi bëri luftën dhe paqen për të vërtetën e popullit të tij. I lumtur që njëri nga dalzotësit e të drejtës së shqiptarëve për të jetuar të lirë në tokën e tyre, iu rikthye familjes dhe bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe të premtën është liruar me kusht ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin.

Selimi ka vujajtur 2/3 e kohës së dënimit/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme