Beppe Marotta ka konfirmuar largimin e madh nga Interi.
Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka bërë të ditur se Ivan Perisic e ka kërkuar largimin.
Kroati dëshiron të largohet nerazurët, për të luajtur te një skuadër ku mund të fitojë trofe, ndërsa drejtori italian e ka konfirmuar kërkesën e tij për largim.
“Perisic ka dorëzuar kërkesën për largim, por ende nuk kemi marrë ndonjë ofertë për të”, tha fillimisht Marotta, përcjell aljmi.net.
“Do të shohim në ditët e ardhshme. Ai ka kërkuar largimin, ndërsa ne duhet ta respektojmë vlerën e tij”, ka shtuar më tej drejtori Interit.
Në garë për transferimin e Perisic janë Arsenal dhe Manchester United.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person