Google ADS

Veliaj kërkon nga qytetarët të identifikojnë hapësirat e lira

17:56 | 27 Janar 2019
Arbresh.info

Një kënd i ri lodrash është shtuar për fëmijët e Tiranës. Këndi i 40, është ndërtuar nga Bashkia pranë Arenës Kombëtare.

“Një zonë e degraduar deri pak javë më parë, falë ndërhyrjes të Bashkisë së Tiranës, ajo është transformuar tërësisht: mjedise çlodhëse, shatërvan, rrugica me pllaka dekorative, ndriçim, stola, kosha”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai ftoi qytetarët që të identifikojnë hapësira të lira ndërmjet pallateve që i ka shpëtuara zaptimit të njoftojë në Bashki me qëllim ndërtimin e lodrave pasi fëmijët do të vijojnë të jenë në fokus.

“Ky do të jetë një vit ku jo vetëm do të vazhdojmë me këndet e lojërave, çdo muaj nga një, por do të jetë po ashtu një vit ku do të fillojmë 17 shkollat e reja. Pesë të parat do të fillojnë në muajin shkurt dhe më pas çdo muaj do kemi nga 4-5 shkolla. Do të jetë viti i parë ku në zgjedhjet lokale nuk do të diskutohet më për mësimin me dy turne, sepse ka marrë zgjidhje”, tha kryebashkiaku. /TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme