Arian Daci veç pasionit për skijim, më herët ka luajtur edhe basketboll. Ish-bashkëlojtari i tij, Ismet Ferati, e kujton një moment interesant me Arianin. “Kemi luajtur së bashku në skuadrën e Llapit, kur përveç nesh ishin edhe Artan Rugova, Armend Gashi, Nazmi Paçarada e të tjerë”, tregon Ferati për Insporti.com
Ky grup ishte edhe fitues i garës së parë në streetball që ishte mbajtur në Gërmi. “Bashkë me Arianin, Artan Rugovën e Armend Gashin kemi qenë fitues të garës së parë në streetball që është mbajtur në Kosovë. Më kujtohet që në finale e patëm mposhtur Shpend Ahmetin me ekipin e tij. Më vonë Ariani u përkushtua në punë tjera, por gjithsesi ka qenë një basketbollist dhe dashamir i madh i këtij sporti”, ka shtuar Ferati, i cili nuk ka mundur të fshehë dhimbjen për vdekjen e Arian Dacit.
Së fundi ai ishte zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës, ndërsa hobi e kishte skijimin.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...