Bashkëshorti i kryeministres britanike, Philip May, po akuzohet se i ka bërë presion disa deputetëve që të mos e mbështesin kërkesën e laburistëve për mbetje të përhershme të Britanisë së Madhe në unionin e doganave të BE-së.
Sipas gazetës britanike, “Sunday Times”, shefi i stafit të qeverisë, Gavin Barwell, e ka akuzuar bashkëshortin e kryeministres për prishje të planit për ofertën lidhur me unionin e doganave. Raportohet se Philip May ka thënë që lënia anash e qëllimeve të përkrahësve të Brexit-it sjell rrezik për përçarjen e konservatorëve.
Kryeministrja britanike po përballet edhe me rebelimin e disa deputetëve të partisë së saj. Sidoqoftë, një zëdhënës i qeverisë ka thënë se respektimi i rezultatit të referendumit nënkupton daljen e vendit nga Bashkimi Evropian dhe se qeveria është e vendosur ta çojë këtë proces deri në fund.
Besohet që qeveria është duke ndërmarrë masa për tollovinë që pritet të shkaktohet në rast të daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja pa marrëveshje, përfshirë zgjatjen e orarit të punës për deputetët në mënyrë që legjislacioni të kalojë në Dhomën e Ulët, shkruan “Daily Mail”
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...